home

Statistikë e aplikuar

Prezantime në slajde:

Material leximi

Shablone ushtrimesh praktike në Excel

Vegla softuerike

Silabusi i kursit

Qëllimet

Notimi

Orari i provimeve

Përmbajtja

Literatura

Web faqe

Lëndë e obligueshme

Mënyra e zhvillimit të mësimit: ligjërata, ushtrime

Semestri: VII

Fondi i përgjithshëm: 30 + 30 orë

Mësimdhënës:
Dr. Faton Berisha, Profesor i rregullt
Dr. Nimete Berisha, Asistent profesor

Shko në fillim

    Qëllimet:

  • Paisja e studentëve me njohuri nga probabiliteti.
  • Aftësimi i studentëve për zbatime të veglave statistikore në ekonomiks dhe finansa.
  • Paisja e studentëve me njohur nga optimizimi linear.

Shko në fillim

    Notimi i kandidatëve:

    Notimi bëhet në bazë të skemës vijuese.

  • Prezenca dhe aktiviteti në mësim: 10%.
  • Puna praktike: 30%.
  • Provimi përfundimtar: 60%.

    Për notë kaluese kërkohen së paku 60% të pikëve (për detajet shikoni silabusin e kursit).

Shko në fillim

Shko në fillim

    Përmbajtja:

    Variablat e rastësishme diskrete. Dy tipet e variablave të rastësishme. Shpërndarja diskrete e probabilitetit. Shpërndarja binomiale. Shpërndarja e Poisson-it.

    Variablat e rastësishme të vazhdueshme Shpërndarja e vazhdueshme e probabilitetit. Shpërndarja uniforme. Shpërndarja normale e probabilitetit. Përafrimi i shpërndarjes binomiale me anë të shpërndarjes normale. Shpërndarja eksponenciale.

    Intervalet e besueshmërisë Intervalet e besueshmërisë së mostrës së madhe për një mesatare popullimi. Intervalet e besueshmërisë së mostrës së vogël për një mesatare popullimi. Përcaktimi i madhësisë së mostrës. Intervalet e besueshmërisë për një proporcion popullimi.

    Testimi i hipotezave Zero hipoteza dhe hipoteza alternative dhe gabimet në testimin e hipotezave. Testet e mostrës së madhe mbi një mesatare popullimi: Alternativat e njëanshme. Testet e mostrës së madhe mbi një mesatare popullimi: Alternativat e dyanshme. Testet e mostrës së vogël mbi një mesatare popullimi. Testet mbi një proporcion popullimi.

    Analiza e regresionit linear Modeli i regresionit të thjeshtë linear. Përafrimi i katrorëve më të vegjël, dhe vlerësimi pikësor e parashikimi. Supozime modelesh the gabimi standard. Testimi i rëndësisë së pjerrtësisë dhe y-pikëprerjes. Intervalet e besueshmërisë dhe parashikueshmërisë. Koeficientët e thjeshët të përcaktueshmërisë dhe korrelacionit. Një F-test për modelin.

    Regresioni i shumfishtë dhe ndërtim modeli Regresioni i shumfishtë themelor. Modeli i regresionit linear. Përafrimet e katrorëve më të vegjël. Gabimi i katrorit mesatar dhe gabimi standard. Testimi i rëndësisë së një variable të pavarur. Intervalet e besueshmërisë dhe parashikueshmërisë. Zbatimi i termave kuadratikë dhe të interaksionit Variablat boshe dhe inferencat e avansuara statistikore. Ndërtim modeli dhe diagnostifikim modeli.

    Parashikimet me anë serish kohore Komponentet dhe modelet seri kohore. regresioni i serive kohore: Modele themolore.

    Optimizimi linear Progamimi linear: Metodat grafike. Metoda simplekse: Maksimizimi. Metoda simplekse: Dualiteti dhe minimizimi. Metoda simplekse me kushte mikste. Analiza e ndjeshmërisë së parametrave. Problemi i transportit.

 

Shko në fillim

    Literatura:

  1. B. L. Bowerman, R. T. O'Connell, Business statistics in practice, McGraw-Hill, 2013.
  2. H. Reynolds, Mathematical applications -- for the management, life, and social sciences, Houghton Mifflin, 2000.
 

Shko në fillim

    Web faqe të dobishme: