|
|
|
Slajdet Detyra provimesh |
Lëndë e obligueshme Mënyra e zhvillimit të mësimit: ligjërata, ushtrime, ushtrime laboratorike, punime laboratorike Semestri: I Fondi i përgjithshëm: 30 + 30 + 30 orë Fondi javor: 2 + 2 + 2 orë Mësimdhënës: ECTS: 6 pikë |
|
Paisja e studentëve me njohuri themelore mbi programimin e orientuar nga objektet, strukturën e komponenteve dhe strukturën e kontrollit në Java. Aftësimi për programim të aplikacioneve të thjeshta në Java sipas arkitekturës model-view-controller. |
||
Notimi bëhet në bazë të skemës vijuese. Prezenca dhe aktiviteti në mësim: 10%. Provimet periodike: 30%. Punimi laboratorik: 15%. Provimi përfundimtar: 45%. |
||
Provimi i parë periodik: 20 nëntor 2004, ora 10:00, salla 153. Provimi i dytë periodik: 25 dhjetor 2004, ora 10:00, salla 153. Afati dorëzimit të punimit laboratorik: 31 dhjetor 2004. |
||
Kompjuterët dhe programimi. Ç'është kompjuteri? Programimi kompjuterik. Programet janë objekte. Sistemet operative dhe Windows. Arkitektura e softuerit. Aplikacionet e thjeshta në Java. Një aplikacion dhe arkitektura e tij. Si ndërtohet dhe ekzekutohet një aplikacion. Si funksionon aplikacioni. Si një objekt konstrukton një tjetër. Korrigjimi i mesazheve të gabimeve të kompilatorit. Aritmetika dhe variablat. Aritmetika e numrave të plotë. Variablat. Aritmetika e numrave racionalë. Tipi boolean. Stringjet, karakterët dhe operacionet me ta. Kontrolli i tipeve të të dhënave. Hyrja me anë të argumentëve programorë. Diagnostifikimi i gabimeve në shprehje dhe variabla. Fjalët kyçe dhe identifikatorët në Java. Hyrja, dalja dhe gjendja. Hyrja interaktive. Dalja grafike. Formatet dhe metodat për vizatim. Variablat e fushave. Testimi i programit i cili përmban hyrje. Struktura e komponenteve: Ndërtimi i metodave dhe klasave. Metodat. Metodat publike. Parametrat e metodave. Case study: kornizë dalëse me destinacion të përgjithshëm. Funksionet. Metodat private. Struktura e kontrollit: Urdhërat e kushtit. Rrjedha e kontrollit dhe struktura e kontrollit. Struktura kushtëzuese e kontrollit. Operatorët logjikë. Zbatimi i urdhërave kushtëzues. Ndryshimi i rrjedhës së kontrollit. Urdhëri switch. Komponentet model dhe kontrollues. Case study: menagjer kontosh bankiere. Metodat dhe klasat testuese. |
||
|
||
|
||
|