Lëndë aktuale
Analizë numerike
Lëndë e obligueshme
- Semestri
- III
- ECTS
- 6 pikë
- Fondi javor
- 2 + 1 + 1 orë
- Fondi i përgjithshëm
- 30 + 15 + 15 orë
- Mësimdhënësi
- Prof. Faton Berisha
- Forma e mësimit
- Ligjërata, ushtrime dhe punë laboratorike
Materiale për një lëndë që zhvillohet aktualisht nga Prof. Faton Berisha.
Shkarkime
Materialet e lëndës
Pako softuerike në Java
Shabllone në Mathematica
Rezultatet e synuara
Qëllimet
Lënda synon t’i aftësojë studentët të kuptojnë parimet themelore të analizës numerike dhe të përdorin metoda numerike për zgjidhjen e problemeve që nuk mund të trajtohen në mënyrë të përshtatshme me metoda analitike.
Pas përfundimit të lëndës, studentët pritet të jenë në gjendje të:
- analizojnë burimet dhe përhapjen e gabimeve në llogaritjet numerike;
- zgjedhin metoda të përshtatshme numerike dhe të vlerësojnë konvergjencën, saktësinë dhe efikasitetin e tyre;
- zbatojnë metoda për ekuacione me një ndryshore, sisteme lineare e jolineare, interpolim, integrim numerik, probleme me vlera fillestare dhe përafrim të vlerave vetjake;
- implementojnë, testojnë dhe krahasojnë algoritme numerike në programe kompjuterike;
- interpretojnë dhe paraqesin rezultatet numerike në mënyrë të qartë dhe të arsyetuar.
Vlerësimi
Notimi i studentëve
- Prezenca dhe aktiviteti në mësim10%
- Provimet periodike30%
- Punimet laboratorike15%
- Provimi përfundimtar45%
Programi mësimor
Përmbajtja
- 1. Elemente të teorisë së gabimeveAritmetika me pikë lëvizëse, gabimi absolut dhe relativ, gabimet e rrumbullakimit dhe përhapja e gabimeve; algoritmet dhe konvergjenca.
- 2. Zgjidhja numerike e ekuacioneve me një ndryshoreMetoda e përgjysmimit, iterimi i pikës fikse, metoda e Newton-it dhe analiza e gabimit.
- 3. Interpolimi polinomialPolinomi i Lagrange-it, metoda e Neville-it, diferencat e pjesëtuara dhe interpolimi i Newton-it.
- 4. Metodat direkte për sistemet e ekuacioneve lineareEliminimi i Gauss-it, strategjitë e pivotimit, inversioni i matricës dhe faktorizimi i matricave.
- 5. Metodat iterative në algjebrën lineareMetodat e Jacobi-t dhe Gauss-Seidel-it, kriteret e konvergjencës dhe vlerësimi i gabimit.
- 6. Sistemet e ekuacioneve jolineareIterimi i pikës fikse dhe metoda e Newton-it për sisteme.
- 7. Integrimi numerikFormulat e Newton-Cotes-it, rregullat e përbëra të trapezit dhe Simpson-it, integrimi Romberg dhe kuadratura e Gauss-it.
- 8. Zgjidhja numerike e problemeve me vlera fillestareMetoda e Euler-it, metodat Taylor dhe Runge-Kutta, si dhe hyrje në kontrollin e gabimit.
- 9. Përafrimi numerik i vlerave vetjakeMetoda e fuqisë dhe metoda inverse e fuqisë, me zbatime të thjeshta matricore.
Burimet
Literatura
- R. L. Burden, J. D. Faires, and A. M. Burden, Numerical Analysis, 10th ed., Cengage Learning, 2016.
- C. F. Gerald and P. O. Wheatley, Applied Numerical Analysis, Addison-Wesley, 1994.
- D. Schmidt, Programming Principles in Java: Architectures and Interfaces, Kansas State University, 2003.
Burime të jashtme
Lidhje të dobishme
- Dokumentacioni zyrtar i Java SE
- Libri i D. Schmidt-it, Programming Principles in Java
- Për leximin e materialeve në formatin PDF mund të përdoret Okular.
- Universiteti i Prishtinës
